E Diel, 1 Nëntor 2026

PKD: Arben Frroku një nga kandidatet e vetëofruar

TIRANË- Partia Kristian Demokrate ka reaguar ndaj deklarimeve të ministrit Noka dhe deputetit Gerti Bogdani për Arben Frrokun, i dyshuar për vrasjen e komisar Dritan Lamaj. 

Kjo parti i cilëson këto deklarata në kundërshtim me Kushtetutën pasi ata nuk prezumuan elementin e pafajësisë. Ndërsa akuzoi mazhorancën se po përgatit manipulimin e zgjedhjeve.

“Ministri i rendit, disa ditë më parë në një emission televiziv duke akuzuar zotin Tahiri të PS guxoi ta quante Arben Frrokun, nga i dyshuar i drejtësisë në vrasës, duke prezumuar elementin e pafajësisë. Po këeshtu edhe Gerti Bogdani tha se PS ka futur në koalicion partinë e kriminelit Frroku. Sqarojmë opinionin publik dhe cinikun Bogdani se Arben Frroku ka qënë një ndër kandidatët e vetëofruar tek kjo parti për qarkun e Shkodrës dhe nuk ka pasur asnjë post brenda saj. Kjo është këmbana e alarmit se po përgatitet manipulimi dhe zgjedhjet janë në rrezik serioz”, tha zëdhënësja e kësaj partie.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›