Tiranë, një magazinë vaji përfshihet nga flakët, 5 zjarrfikëse në terren
Tiranë- Një zjarr i fuqishëm ka rënë sot në një fabrikë vaji në kryeqytet.
Në vendin e ngjarjes mbërritën 5 makina zjarrëfikëse të cilat mundën të lokalizonin 4 vatrat e zjarrit.
Flakët e shumta kanë shkaktuar dëme materiale ndërsa fatmirësisht nuk ka patur lëndime në njerëz.
Fabrika mbante vajra për rregullimin e bombulave dhe për kondicionerëve.
Banorë të shumtë kuriozë janë larguar nga forcat e policisë, për shkak të rrezikut që paraqiste situata. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Doganës në kryeqytet.