E Diel, 1 Nëntor 2026

Toka ka dy sozi intriguese, binjaket janë 3.000 vite-dritë larg (FOTO)

tokaaaKërkimi për një binjak të largët të Tokës ka zbuluar dy nga kandidatët më intrigues. Sipas BBC-së shkencëtarët thanë se këto dy botë të reja kanë distancën e duhur nga ylli prind, keshtu që mund të gjendet ujë në sipërfaqet e tyre.

Është e pamundur për të patur siguri për këtë gjë. Duke qënë 1,200 vite-dritë larg, ata janë përtej kontrollit të hollësishëm nga teknologjia aktuale e teleskopit.

Studiuesit thanë për revistën ‘Shkenca’ se zbulimet janë emocionuese. ”Ata janë kandidatët më të mirë për të gjetur informacione  për planete të banueshme”,- tha Bill Borucki, i cili udhëheq ekipin punues në hapësirën e agjensisë Nasa.

BBC raporton së observatori pjellor deri tani ka konfirmuar ekzistencën e më shumë se 100 botëve të reja përtej sistemit tonë diellor. Dy nga planetet janë gjetur në të vërtetë në një grup prej pesë planetesh që sillen rrotull një ylli, më të ftohtë dhe më të vjetër se Dielli. Ylli i quajtur Kepler-62 është zbuluar në Plejadën Lyra.

foto-1Sozitë e Tokës

Emrat e dy planetëve janë Kepler-62e and Kepler-62f.

Erina Laska/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›