E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanino-Totozani, premtohet mbështetja e BE-së

Tiranë- Drejtori i Zgjerimit në KE, Stefano Sanino pas takimit me shumë figura të politikës shqiptare ka zhvilluar sot një takim me Avokatin e Popullit, Igli Totozani.

Në këtë takim Sanino shoqërohej nga Ambasadori i BE- së në Tiranë, Ettore Sequi dhe të dy u shprehën se institucioni i Avokatit të Popullit është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit ka qenë dhe një nga kriteret e pranimit në BE, prandaj të dy zyrtarët e lartë i kanë premtuar mbështetje këtij institucioni.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Topi- Sanino:Duhet të plotësohen 12 kiteret e antarsimit në BE Tiranë- Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano...
  2. Statusi kandidat, Sanino: Vazhdoni reformat, 2012-ta vit i rëndësishëm për Shqipërinë Tiranë- Duhet të vazhdohet në rrugën e reformave pasi ky...
  3. Romë të tjerë drejt Avokatit të Popullit, Totozani premton zgjidhje të situatës Tiranë- Hapja e dyerve të Avokatit të Popullit për 52...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›