E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, një ndërtesë përplas Inspektoriatin Ndërtimor me policinë dhe përmbarimin

30-08-2013 / Gazeta 55

Hoxha: Të shembet është pa leje. Përmbaruesi privat deklaroi se gjykata i ka dhënë të drejtën ndërtuesve

Në krizën e ndërtimeve pa leje në Tiranë, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik në Bashkinë e Tiranës, ka shkuar të shembë një ndërtim për të cilën gjykata është shprehur se është me leje.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Misto Mames”, dhe është kthyer në një mollë sherri mes urbanistikës nga njëra anë dhe policisë me përmbarimin privat, të cilat mbronin vendimin e gjykatës për të vazhduar punimet.
Gjatë veprimeve të urbanistikës, pati edhe konfrontime fizike pasi të dyja palët pretendonin se kishin të drejtë dhe nuk lëshonin pe.
Kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik të Tiranës, Florenc Hoxha, ka deklaruar se objekti duhej shembur pasi sipas dokumentave që disponohen është pa leje.
Ndërsa përmbaruesi, për të njëjtën çështje deklaronte se gjykata i ka dhënë të drejtën ndërtuesve të vazhdonin punimet dhe se objekti ka dokumentacionin e nevojshëm për këtë.
Konflikti është shoqëruar edhe me kallëzimet penale respektive mes palëve, dhe për të evituar përplasjen dhe gjetjen e një zgjidhjeje mes tyre, përmbaruesi privat ka shtyrë për javën tjetër vendimin për lejimin e punimeve në objekt.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›