E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Aplikimi për në BE të shihet pas zgjedhjeve

Ambasadori i KE në Tiranë, Helmut Lohan i ka kërkuar politikës shqiptare të aplikojë në BE pas zhvillimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. “Paraqitja e kërkesës para zgjedhjeve nuk do të këtë një rol te madh”-theksoi Lohan, nga Gjirokastra. 

GJIROKASTER- “Që të aplikoni në Bashkimin Evropian, duhet të keni zgjedhje të suksesshme në 28 qershor”. Ka qenë e qartë dhe e prerë deklarata e ambasadorit të Këshillit të Europës për Shqipërinë, Helmut Lohan.
Deklarata është bërë gjatë vizitës së tij në qytetin e Gjirokastrës. Lohan u ka thënë gazetarëve dhe pushtetarëve vendorë duke iu drejtuar kështu poltikës zyrtare në Tiranë, se aplikimi i Shqipërisë për në BE duhet të rishihet pas zgjedhjeve të 28 qershorit.
Këto zgjedhje sipas tij janë vendimtare që Shqipëria të synojë pjesmarrjen si vend kandidat. Nga qyteti i gurtë, Lohan i ka bërë thirrje forcave politike që të përballojnë me sukses zgjedhjet e 28 qershorit. (e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›