E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranës: Në tubimin e opozitës 6 mijë qytetarë

TIRANE-Policia e Tiranës vlerësoi mbremjen e së premtes, të qetë dhe pa incidente tubim-homazhin në mesditë të Opozitës së Bashkuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Policia e Tiranës deklaron se në tubim kishte persona jo vetëm nga Tirana, por edhe nga rrethet dhe numri i tyre ka shënuar 6 mijë.
“Sot më datë 28 janar 2011, nga ora 13.30 deri në orën 16.15 Subjekti Partia Socialiste, Dega Tiranë zhvilloi një tubim-homazh me rreth 6 000 qytetarë të ardhur edhe nga rrethet e tjera të vendit, duke lëvizur nga vend grumbullimet, përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” Tiranë.
Para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit nga Policia e Tiranës nuk është evidentuar asnjë ngjarje, ndërkohë që tubimi është zhvilluar qetësisht.”, pëerfundon deklarata e Policisë së Tiranës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›