E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, përfshihet nga flakët e zjarrit një makinë

TIRANË- Një makinë tip BMW më targa të Tiranës 1576 F, është përfshirë mbrëmjen e sotme nga flakët. Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Sipas bluve të kryeqytetit brenda makinës nuk ka pasur asnjë person në momentin që ajo është përfshirë nga flakët, për pasojë nuk ka asnjë të lënduar.

Shkak për zjarrin dyshohet të jetë një rrjedhje gazi në makinë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›