E Diel, 1 Nëntor 2026

15 te arrestuar pas incidentit ne ambasaden amerikane ne Bosnje

Policia serbe tha se ka arrestuar 15 te dyshuar islamik radikal sot nje dite pasi nje person i armatosur qe besohet te kete lidhje me nje grup radikal hapi zjarr ne ambasaden amerikane ne Bosnje.

Zyrtaret e ministrise se brendshme serbe thane se te dyshuarit u arrestuan gjate bastisjeve ne tre qytete ne Serbine jugperendimore me komunitete kryesisht myslimane. Ata thane se bastisjet kishin si objektiv mbeshtetesit e levizjes Vahabi nje degezim strikt konservator i Islamit qe dominon ne Arabine Saudite.

Te premten personi i identifikuar si Mevlid Jasarevic hapi zjarr dhe plagosi nje oficer policie ne ambasaden amerikane ne Sarajeve para se te plagosej nga nje oficer i policise dhe te arestohej.

Autoritetet thane se ai eshte nga rajoni ku u kryen bastisjet e sotme dhe besohet te jete pasues i Vahabizmit.

Nderkohe policia ka shtuar sigurine perreth ambasades.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›