Agjenti i djegur i SHISH, familjarët: Të zbardhet e vërteta
DURRËS- Kur kanë kaluar 5 ditë nga ngjarja e rëndë ku oficeri i SHISH Isa Çopa u gjet i djegur në makinën e tij, vjen edhe reagimi i familjarëve. Në një intervistë për News 24, vëllai i tij Halit Çopa kërkon nga shteti vetëm zbardhjen e së vërtetës, ndërsa nuk përjashton asnjë pistë të hetimit të deritanishëm.
“Pothuajse e kishim metodë pune që e pinim kafen përditë bashkë. Atë ditë nuk u takuam dot...por di të them që vëllai im nuk ka pasur asnjë lloj problemi, sepse ka qenë një njeri tepër i rregullt. Kërkojmë që të zbardhet e vërteta, nuk kërkojmë asnjë gjë tjetër...ne si familje do t’i pranojmë të gjitha”, tha ai.
Gjatë rrëfimit të tij, Haliti shton se nuk dyshon tek askush për këtë ngjarje, ndërsa pranon se mesazhin e lamtumirës mund ta ketë dërguar i vëllai. “Mesazhi është i tiji, nuk diskutohet që është dora e vëllait tim. Nuk di c’të them më tepër, nuk di kë të akuzoj... Ngjarjen e kam lënë në dorë të organeve kompetente. Ata të vlerësojnë si është e vërteta”, shtoi ai.
Haliti tregoi se pas varrimit të vëllait ka biseduar edhe me kolegët e Isait, ku ka zbuluar se njëri prej vartësve atë ditë i ka kërkuar ndihmë për ta cuar diku me makinë. Ai i ka pohuar Halitit, se gjatë shoqërimit Isai dukej i qetë dhe nuk ka shfaqur asnjë shqetësim.
Trupi i pajetë i 49-vjecarit Isa Çopa u gjet i djegur pas mesnatës së të hënës rreth orës 01:00, në plazhin e Currilave në Durrës. Hetimet për zbardhjen e vdekjes së agjentit të SHISH po vazhdojnë në të gjitha pistat, por pista kryesore për policinë mbetet ajo e vetëvrasjes. Edhe pista e vrasjes është një ndër pistat në të cilat po hetohet, sipas një komunikate të policisë.
(ma.ar/BalkanWeb)