E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane perleshje me thika

Tete te plagosur me thika dhe mjete prerese ne kryeqytet gjate mbremjes se kaluar mes te cileve kater te plagosur rende dhe nje i vdekur.

Policia e Tiranes ka arrestuar shtate adoleshente nen akuzen e plagosjes se rende me dashje pjesa me e madhe e te cileve kane qene ne gjendje te dehur. Nderkohe qe ngjarja me e rende ka ndodhur mes dy personave te cilet jane grindur me njeri-tjetrin ne rruge dhe nga perleshja e me thika e sende te forta njeri mbeti i vdekur.

Nje shtetas ka plagosur me arme te ftohte Dritan Selimin 38 vjec i cili nderroi ne jete prej plageve. Fillimisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur mes nje grindjeje te castit u shpreh zedhenesja e policise.

Nderkohe qe policia ka arritur ne kohe te neutralizoje konfliktin e armatosur te dy vellezerve ne Mezez te Tiranes te cilet qelluan me arme zjarri pistolete nje bashkefshatarin e tyre qe i shpetoi per mrekulli vdekjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›