E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSQeveria pergjegjese per situaten ne Shkoder

Partia Socialiste ka akuzuar qeverine se eshte pergjegjese per permbytjet e ndodhura ditet e fundit ne disa zona te Shkodres. Deputeti i PS-se per qarkun e Shkodres Ilir Beqja ne nje konference per shtyp duke bere fajtore qeverine per situaten e theksoi se ajo deshtoi per te parandaluar permbytjet qe u rikthyen serish ne Shkoder.
Keto permbytje qe jane kthyer ne nje deshtim te turpshem te qeverise Berisha jane prova me e qarte se shqiptaret qeverisen nga nje pushtet qe di vetem te vjedhe te beje propagande por qe mbytet ne nje pike uje kur vjen puna per te zgjidhur problemet e njerezve theksoi Beqja.

Ai gjithashtu theksoi se kryeministri duhet te dale publikisht e te pranoje se ka deshtuar duke i lene banoret e Shkodres nen uje.
Berisha deshtoi sepse per nje vit qeveria e tij nuk morri asnje mase per te parandaluar permbytjet. Berisha deshtoi te siguroje banoret e Shkodres sepse ai nuk vuri dore ne argjinatura hidrovore e kanalizime as ne qershor as ne korrik as ne gusht. Jo vetem kaq por Sali Berisha duhet tu shpjegoje banoreve te Shkodres dhe shqiptareve se perse ne vend qe te ndertonte argjinaturat dhe te riparonte hidrovoret e kanalizimet shkurtoi me 90 fondin e buxhetit per argjinaturat theksoi Beqja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›