Tiranë, plagoset Admirim Sakoadministronte pasurinë e E.Deliut
TIRANE - Ka mbetur i plagosur rëndë gjatë orëve të vona të mbrëmjes së sotme 40 vjeçari Admirim Sako, i afërm i Elton Deliut të cilit më 27 dhjetor 2012 iu sekuestruan 5 milion euro pasuri, me dyshimin se janë krijuar nga veprimtari kriminale të trafikut të lëndëve narkotike. Elton Deliu 4 vjet më parë u ekzekutua në apartamentin e tij së bashku me të ëmën.
Admirim Sako u qëllua me dy plumba pranë Gjykatës së Tiranës. Sako ndodhej në automjetin e tij me targë AA 975 BR.
I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku mësohet se është në gjendje të rëndë pas plagëve që ka marrë nga dy plumbat e pistoletës.
Policia ndërkaq është vënë në ndjekje të autorëve të këtij krimit, por ende nuk ka asnjë person të shoqëruar. Nuk dihet as motivet e këtij krimi.
*Foto, vendi ku ndodhi plagosja
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)