Tiranë, plagoset biznesmeni 35-vjeçar
Një biznesmen është plagosur mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë.
35-vjeçari Eduart Boriçi, pronar i disa bizneseve në kryeqytet, ka qenë duke u kthyer në shtëpinë e tij në zonën e njohur si Kodra e Diellit, ku është qëlluar me armë zjarri nga dy persona që udhëtonin me një automjet.
Boriçi është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak për mjekim, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen. / G.N.