E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në rrugën e Dajtit, një i vdekur, dy të plagosur

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur në një aksident të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Dajtit.

Sipas informacioneve të para, një automjet në të cilin ndodheshin 3 persona ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë.

Makina ka rënë nga rreth 300 metër lartësi, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme një personi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Gjithashtu, të plagosur rëndë kanë mbetur Ilir Gjoni dhe Blerim Dajti, të cilët janë dërguar në spital për mjekim.

Për shkak të terrenit të thyer është dashur ndërhyrja e forcave të repartit RENEA për nxjerrjen e të plagosurve nga vendi ku kishte rënë automjeti. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›