E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, plagoset me armë një 35- vjeçar

Një 35- vjeçar është  ka mbetur i plagosur pas një sulmi me armë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku është qëlluar me armë zjarri, Alfred Biba.

Biba  mësohet se është dërguar menjëherë për në spitalin Ushtarak ku po merr edhe ndihmën e parë, ndërsa gjendja e tij raportohet e rënduar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit,si dhe zbardhjen e shkaqeve të plagosjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›