E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekimi i kancerit me sodë buke, 5 pacientë në radhë

Katër pacientë kishin kryer pagesën prej 14 mijë eurosh secili dhe do të kurohej në spitalin privat në Tiranë nga mjeku italian që mori përsipër kurimin me sodë buke për 27-vjeçarin e sëmurë me kancer, Luca Olivella, që gjeti vdekjen më 18 tetor 2012.

Sipas gazetes “Panorama”, e cila zbardh sot detaje nga hetimi, në momentin kur i riu italian gjeti vdekjen dhe policia mbërriti në spitalin privat, 4 pacientë të tjerë italianë e një shqiptar, të diagnostikuar me tumor, prisnin të kryenin të njëjtën terapi me sodë buke.

Ata ishin në radhë, duke pritur edhe ata injektimin e bikarbonatit të natriumit (sodës), pasi i kishim paguar nga 14 mijë euro secili mjekut Simoncini, duke shpresuar se do të luftonin kancerin.

Gjithçka është zbuluar pas denoncimit që bënë fillimisht në Komisariatin Nr.6 familjarët e 27-vjeçarit Luca Olivella, më datë 18 tetor 2012. Kallëzimi i kaloi Seksionit të Krimeve Kundër Jetës dhe Shëndetit e në një kohë që Policia nisi verifikimet në kuadër të hetimeve për ngjarjet, mjeku italian Simoncini kishte arritur të largohej nga spitali.

Të njëjtat burime thanë se bashkë me Tullio Simoncinin kanë bashkëpunuar edhe dy mjekë të tjerë italianë, të cilët ende nuk janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje rreth ngjarjes.

Pacientët me tumor, që prisnin të kryenin terapinë, janë zbuluar nga oficerët e Policisë së Tiranës në spitalin privat, që nga jashtë të jepte përshtypjen që nuk funksionon, pasi ishin fikur të gjitha dritat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›