Estradohen dy të kërkuar shqiptarë nga Italia
Personat e ekstraduar janë 38 vjecari nga Vlora, Edmond Hysaj, dhe shtetasi Taip Katica nga Shkodra, të dy të shpallur në kërkim për vrasje. Aksioni u bë i mundur nga Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpolin në Romë.
TIRANË- Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpolin në Romë bënë të mundur ekstradimin e 2 shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim për "vrasje".
Mësohet se personat e ekstraduar janë 38 vjecari nga Vlora, Edmond Hysaj, i arrestuar në Breshia të Italisë në tetor 2008, i cili akuzohet se në mars të vitit 1999, ka vrarë me thikë shtetasin Ethem Çaushi dhe shtetasi Taip Katica nga Shkodra.
Burimet sqarojnë se 54 vjeçari Katica akuzohet se në prill të vitit 2000 aksidentalisht ka vrarë me armë zjarri në Shkodër shtetasin Jetmir Dhampiri.
(e.n/BalkanWeb)