Tiranë, plagosje me armë tek ish-Uzina Traktor, arrestohet autori
TIRANË-Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Shkozës në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50 minuta pak metra mbi ish-Uzinën Autotraktor, ku shtetasi Urim Marku ka qëlluar disa herë me armë zjarri mbi Besnik Ferhatin, por fatmirësisht plumbat e kanë plagosur atë vetëm në këmbë.
Mësohet se shkak për plagosjen e sotme është bërë një mosmarreveshje e lindur pak kohë më parë mes dy shtetasve për të cilën policia është duke hetuar.
Sakaq mësohet se është arrestuar nga blutë e Tiranës edhe autori i krimit, ndërsa është sekuestruar makina me të cilën ai udhëtonte, tip benz ngjyre blu me targa të huaja, si edhe është sekuestruar arma e krimit, tip pistoletë.
(d.b/BalkanWeb)