Masakër në Korçë, tre të vrarë me armë zjarri

Policia lokale bëri me dije se shtetasi Viktor Rodhani, 57-vjeç, banues në fshatin Potgorie, ka qëlluar me armë zjarri shtetasen Ela Çoçka, 40-vjeçe, ish- e dashura e tij, dhe shtetasin Floridon Guri, 40-vjeç, të dy banues po në këtë fshat. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie.
Policia bëri me dije se 57-vjeçari, pasi ka kryer krimin, ka lajmëruar policinë dhe më pas ka qëlluar veten, duke ndërruar jetë. Krimi është regjistruar brenda taksisë së 57-vjeçarit. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj. /Start/
2012-10-01 08:36