E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, plagosje me thikë, nëgjendje të rëndë 21-vjeçari

 TIRANË -  Plagosje me thikë me pasoja të rënda është regjistruar sot në mesditë në zonën e 9-katësheve në Tiranë te tuneli pranë bar-kafe "Europa". 

Sipas policisë së kryeqytetit, autori i plagosjes ka qenë 25-vjeçari Indrit Zepi, i cili është arrestuar pak metra larg vendngjarjes teksa po tentonte të largohej me vrap, nga forcat ‘Shqiponja”, të mbërritura menjëherë në vendngjarje.

Ndërkohë që i plagosuri Jurton Suparaku, 21 vjeç, është transportuar në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin Ushtarak. Ai ka pasur plagë të mëdha prej goditjeve të thikës në trup, ndërkohë që thika i është gjetur e ngulur në këmbë.

Nga burimet e para policore mësohet se grindja mes të rinjve ka nisur para disa ditësh për çështje parash.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›