E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, plagosje te Unaza e Repër larje hesapesh

Të tjera rreth shkrimit /FOTO TIRANE - Një plagosje u shënua para pak minutash ( 12:55) pranë unazës së Re në Tiranë.  Nga të dhënat e para mësohet se plagosja ndodhi me pistoletë, autori u largua nga vendngjarja.

Gazetari Arsen Rusta informon se i plagosuri është Lavdim Festim Avdia nga Kukësi. Ai është dërguar në spital Ushtarak dhe ndodhet në gjëndje të rëndë. Policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim. Plagosja shkaktoi panik pasi ndodhi në një zonë të populluar. Hetohet pista e larjes së hesapeve.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›