E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier sekuestrohen 200 tone nafte e vjedhur

Ky është një nga botet me të cilët qarkullon nafta e vjedhur nëzonën e Fierit. Për kalimin e saj, përdorej rruga e vjetër e Fierit dhe me pas shpërndahej nëpër subjekte e karburante private.
Për këtë arsye edhe operacioni policor u kodua “Rruga e Vjetër” i cili u përqëndrua në zonën e Mbrostarit, tek Ura e Fierit dhe në Ballsh
Vangjel Gllava, 43 vjeç u arrestua, kurse Kastriot Gllava, 41 vjeç u shpall në kërkim.
“Keta shtetas akuzohen per veprat penale “Kontrabande me mallra qe paguhet akcize” dhe “Vjedhjes” e kryer ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 172 dhe 134/2 te Kodit Penal, pasi gjate kontrollit te ushtruar ne subjektet private te ketyre shtetasve, ne Mbrostar Ura Fier dhe Ballsh u gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje sasi prej rreth 200 ton lende djegese nafte bruto, e vendosur ne depozita, e cila ishte pa dokumentacion perkates dhe dyshohet te jete e vjedhur”-deklaroi zëdhënësja e Policisë së Fierit.

Hetimet kane zbuluar se nafta vidhej direkt nga puset e naftës. Ditët e fundit policia e Fierit ka realizuar disa operacionë për kontrabandën dhe vjedhjen e naftës në këtë zonë. Disa persona janë vënë në pranga ,kurse disa të tjerë ende janë në kërkim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›