E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcat Speciale RENEA prangosin 2 persona me arme ne Tirane

Policia e Tiranës, Renea, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë ndërtuar postblloqe të lëvizsshme në kryqëzimet kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës.

Postblloqet e ngritura mbrëmjen e të premtes mësohet se ishin pjesë e një e plani masash për kontrolle për armë e drogë, si edhe për persona të shpallur në kërkim.

Kontrollet e të premtes janë reagimi I parë me masa, pas disa situatash të rënduara kriminale të dy javëve të fundit, ku më e rënda ishte ekzekutimi mafioz I kryekomisar Dritan Lamajt.

Më të sukseshme kanë rezultuar kontrollet e repartit Renea, të cilët kanë arrestuar dy persona me armë dhe kanë bllokuar 5 mjete të dyshuara si të trafikuara jashtë vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›