Berisha liron nga detyra shefin e Forcave të Armatosura
Kryeministri Berisha ka vendosur që të lirojë nga detyra shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Maksim Malaj.
Sipas një njoftimi të kryeministrisë, këtij të fundit i ka mbaruar mandati dhe për këtë arsye, Berisha ka vendosur që ta lirojë atë nga detyra.
Në vend të tij, kryeministri Berisha ka propozuar që të emërohet Xhemal Gjunkshi. Propozimi i është dërguar presidentit Bamir Topi për miratim.