E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, polica shpëton një 23vjeçare arreston rrëmbyesin

TIRANË - Një i ri ka rrëmbyer me dhunë dhe më pas tentuar të përdhunojë një studente 23 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kryeqytet, kur Anxhelo Lekgjonaj, lindur e banues në Lezhë, ka rrahur dhe futur me forcë në një taksi me targa TR 197 T, studenten e një universiteti jopublik, Malvina.P 23 vjeç dhe e ka dërguar në motelin me emrin “Brilant”, pranë Saukut.

 Deri vonë në mbrëmje, policia nuk ka dhënë detaje se si ka mundur të shpëtojë vajza, por është mësuar se salla operative ka marrë një telefonatë anonime në momentin kur ka ndodhur futja me forcë e 23 vjeçares në taksi.

Menjëherë forcat e policisë të Komisariatit numër 3 janë vënë në ndjekje dhe e kanë arrestuar Lekgjonajn, duke bërë që ndërhyrja të ishte në kohë e lezhiani të mos arrinte të përdhunonte vajzën.

Sipas uniformave blu, i riu nga Lezha, ishte person i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Shkodrës, për vjedhje në bashkëpunim. Deri në mesnatë, vajza ka qenë e shoqëruar në polici, duke u marrë në pyetje.

(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›