E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, policët bashkiakë përdorin armët me njëri-tjetrin

Edhe pse kanë një tjetër mision, dy punonjës të Policisë Bashkiake në Tiranë janë grindur me njëri-tjetrin dhe më pas përdorur armët.

Ngjarja ka për protagonistë Endri Durrësin dhe Dilaver Shkrelin. Mësohet se dy punonjësit e Policisë Bashkiake kanë pasur një debat me fjalë fillimisht, ndërsa më pas janë përplasur edhe fizikisht.

Në momentin e zënkës, Endri Durrësi ka nxjerrë nga brezi një pistoletë, të cilën nuk e ka pasur të punës, dhe ka qëlluar me tytën e saj në trup dhe kokë, kolegun e vet.

Ky i fundit është shtruar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që Durrësi tashmë është shpallur në kërkim nga policia.

Sipas burimeve të policisë, mendohet se shkak për konfliktin është bërë nje relacion që Shkreli kishte përgatitur ndaj Durrsit, për sjellje jo të hijshme gjatë detyrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›