Tiranë, policia arreston 4 persona për vjedhje

Policia e Tiranë ka bërë të mundur arrestimin e 4 personave të cilat akuzohen për vjedhje çantash, varësesh dhe banesash.
Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e policisë së Tiranës ka theksuar se janë arrestuar shtetesit Iliaz Xhameli 24 vjeç, 16-vjeçari me inicialet G.Orani si dhe dy persona të cilët kërkoheshin për vjedhje Florion Pëllumbi 44 vjeç dhe 17-vjeçari me inicialet P. Mema.
Sipas policisë të arrestuarit kanë kryer vjedhjen e disa varsëve , çantave dhe banesave në zona të ndryshme të kryeqytetit.