E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, bie nga pallati, vdes punëtori i ndërtimit

Një punëtor ndërtimi ka gjetur vdekjen paraditen e sotme pasi është rrëzuar aksidentalisht nga skela e pallatit ku po punonte.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lezhës ku 47-vjeçari Gjeto Luca ka humbur ekulibrin dhe është rrëzuar nga kati i shtatë i pallatit pa mundur të shpëtojë gjallë.
 

Dyshohet se shkak për rrëzimin e 47-vjeçarit ka lidhje me mungesën e rregullave të sigurimit në punë por policia e cila k shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›