E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, policia, masa për festimet për NATO-n

Drejtoria e policisë së Tiranës në bashkëpunim me policinë rrugore kanë bllokuar disa akse rrugore, në kryeqytet për shkak të disa aktiviteteve që do të zhvillohen me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Masat për ndalimin e qarkullimit janë marrë nga policia në orët e para të mëgjesit dhe në vazhdim deri në darkë. Rrugët të cilat nuk lejohet kalimi janë: Bulevardi "Dëshmorët e kombit", sheshi "Nënë Tereza" dhe sheshi "Skënderbej". Sipas policisë në sheshet e lartëpërmenduar nuk lejohet as parkimi i automjeteve, pasi përbëjnë pengesë për zhvillimin normal të aktiviteteve festive që do të zhvillohen me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Masat e marra nga policia do të zgjasin deri në orën 22 pasi të kenë mbaruar të gjitha festimet që janë lajmëruar nga institucionet e ndryshme. Ndërkohe polica ka bërë të mudur bllokim e një pjese të segmentit të autostradës Tirane-Durrës që fillonte nga rruga për në Rinas e deri në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›