E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: Ne 2008, u paguan 28 mln euro interesa të borxhit

Banka Qendrore ka konstatuar në raportin e fundit se gjatë vitit 2008, vetëm për interesat e borxhit janë paguar 28 milionë euro. Borxhi i jashtëm i Shqipërisë llogaritet në mbi 1.8 miliardë dollarë. 

TIRANE-Kreditë që shteti shqiptar ka marrë në vite po i rëndojnë gjithmonë e më shumë buxhetit. Gjatë vitit të kaluar, vetëm për interesat e borxhit të jashtëm qeveria ka paguar një shumë prej 28 milionë euro nga paratë e tatimpaguesve shqiptarë.

Shifra është bërë publike nga Banka e Shqipërisë, në deklaratën “Mbi zhvillimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë” për vitin 2008. Institucioni mbikëqyrës bankar bën të ditur gjithashtu, se gjatë vitit që lamë pas, borxhi i jashtëm i Shqipërisë ka pësuar rritje të ndjeshme, por pse shifra zyrtare për totalin e tij ende nuk ka dalë.

“Lëvrimet e kredive afatgjata dhe atyre të buta nga jashtë, gjatë këtij viti vlerësohen në 456 milionë euro, nga të cilat 74 për qind kanë shkuar për sektorin publik. Shifra e fundit zyrtare për borxhin e jashtëm i referohet vitit 2007, periudhë kur ky tregues vlerësohet në rreth 1.8 miliardë dollarë.

Kjo do të thotë çdo qytetar duhet të paguajnë 580 dollarë që vendi të mos ketë më borxhe. Por kjo shifër ka pësuar rritje gjatë vitit 2008, për shkak të kredive që janë marrë dhe do të vazhdojë të rritet edhe gjatë këtij viti, për të njëjtat arsye. Kështu, muajin e kaluar qeveria shqiptare zhvilloi  tenderin për sigurimin e një kredie prej 300 milionë euro, e cila do të përdoret për investime publike.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›