LSI, Meta: Hyrja në NATO, përgjegjësi për zgjedhje të lira
“Shqipëria në NATO është njëkohësisht një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe për politikën, qeverinë, por edhe për opozitën, për të realizuar zgjedhje të lira, si dhe për të zgjidhur çështjen e kartave të identitetit"-tha kreu i LSI-së.
TIRANE-Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta përshëndeti sot anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Në një deklaratë për shtyp Meta tha se, “Shqipëria në NATO është një lajm i lumtur për të gjithë shqiptarët dhe populli ynë e meriton këtë vlerësim të Aleancës dhe SHBA-së".
Sipas tij, “Shqipëria në NATO është njëkohësisht një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe për politikën shqiptare, qeverinë, por edhe për opozitën, për të realizuar zgjedhje të ndershme dhe të lira, si dhe për të zgjidhur çështjen e kartave të identitetit, në mënyrë që të gjithë shqiptarët të kenë mundësinë për të votuar dhe për të shprehur vullnetin e tyre”.
(s.g/BalkanWeb)