Kompjuteri i pare Apple shitet 156 mije euro

Kompjuteri i pare i prodhuar nga kompania Apple eshte blere me nje shifer rekord. Kompjuteri me numrin e serise 1 u ble dje gjate nje ankandi 156 mije euro. Pajisja elektronike me cmimin me te kripur nuk ka vlere per perdorim praktik. Bleresi i saj italiani Marco Boglione e ka paguar shumen marramendese vetem per rendesine historike.
Kompjuteri Apple eshte prodhuar ne vitin 1976 ne ate kohe mund te blihej me vleren e 670 dollareve.Kompjuteri i blere me cmimin me te shtrenjte te mundshem nuk ka monitor tastiere apo maus.
Per drejtuesit e ankandit kompjuteri eshte ne gjendje teknike duke pasur parasysh se behet fjale per prototipin e pare te kompanise se fuqishme Apple.
Bashke me kompjuterin eshte blere dhe letra e udhezimeve te perdorimit nga krijuesi i ketij prototipi Steve Jobs.
Bleresi Marco Boglione i cili drejton nje kompani prodhimesh interneti eshte nje koleksionues i prodhimeve informatike.