E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, pranga 23-vjeçarit, në kërkim poseduesi i armëve

Shërbimet e Komisariatit të policisë nr.1 në Tiranë, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Admir Sela, 23 vjec, banues në Tiranë.
 

Arrestimi i tij u krye sepse në rrugën "Mihal Grameno", është kapur në flagrancë me dy armë zjarri pistoleta, me mbishkrimin PB dhe me dy krëhëra me 5 fishekë.
 

Nga kryerja e veprimeve proçeduriale e hetimore rezulton se armët i përkasin shtetasit me iniciale A. C, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›