E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, pranga dy personave, grabitën 45 mijë euro

Në sajë të operacionit të koduar "Home", shërbimet e komisariatit të policisë nr. 3 Tiranë, bënë të mundur identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e vjedhjes së kasafortës prej 45 mijë euro të zyrave të nje firme ndertimi në Tiranë, në pronësi të shtetasit me iniciale A.Q.
Kjo vjedhje ka ndodhur më datë 31 maj 2011, në rrugën "Ibrahim Dalliu", ku autorët kanë vjedhur me thyerje zyrat e firmës së ndërtimit dhe më pas kanë marrë duke e transportuar kasafortën me një automjet tip benz.
 

Pas një hetimi itensiv të bërë nga strukturat e hetimit dhe të parandalimit të krimit të komisariatit të policisë nr.3 Tiranë, u bë e mundur indentifikimi dhe kapja e dy prej autorëve të kësaj vjedhje, të cilët janë shtetasit me iniciale M.C, 15 vjec, banues në Tiranë, S.M, 14 vjec, banues në Tiranë, dhe Marildo Mera, 23 vjec, banues në Tiranë, për të cilin po punohet për kapjen e tij tashmë të identifikuar.
 

Këto shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë realizuar vjedhjen e zyrave të ndërtimit, duke marrë dhe trasportuar më pas kasafortën më një automjet në pronësi të shtetasit Marildo Mera dhe pasi kanë vjedhur shumën e parave që ndodhej në kasafortë e kanë braktisur në afërsi të Babrrusë në Tiranë.

Nga shërbimet e policisë u gjend kasaforta së bashku me një sërë dokumentash të kësaj firme ndërtimi.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›