E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovari mashtrues edhe dy denoncime ne polici

KORE - Dy denoncime te reja rendojne akuzen e mashtrimit mbi biznesmenin kosovar Lulezim Shala i cili eshte larguar prej afro nje jave nga qyteti i Korces per shkak te borxheve. Policia beri te ditur se 31-vjecari Lulezim Shala i cili kryente ne Korce aktivitetin e prodhimit dhe tregtimit te bukes eshte denoncuar edhe nga dy biznesmene te tjere te ketij qyteti per vjedhje me ane te mashtrimit. Sipas policise denoncimi per biznesmenin kosovar eshte kryer ne daten 6 dhjetor nga dy qytetare te Korces qe i kane dhene ne forme borxhi nje shume prej 1.7 milione leke. Qytetare te Korces qe kane rene pre e mashtrimit nga ana e biznesmenit kosovar kane qene te ndryshem. Ne ditet e fundit para se te largohej nga Korca dhe te kthehej ne Kosove ashtu sic ka verifikuar policia biznesmeni kosovar mesohet se eshte perpjekur te marre sa me shume leke borxh. Ai ka trokitur tek biznesmene te ndryshem qe tregtojne mallra konsumi me shumice apo tek dentiste ku ka arritur te marre para ne dore me premtimin se do ti kthente shume shpejt. Dy denoncimet e fundit e cojne ne 7 numrin e personave qe i jane drejtuar policise se Korces per huadhenie ndaj biznesmenit kosovar dhe mosshlyerje te borxheve. Nisur nga denoncimet e biznesmeneve korcare policia ka filluar hetimet pas largimit te biznesmenit kosovar duke e derguar ate per ndjekje penale ne Prokurori. Shkak i denoncimeve per biznesmenin kosovar u be mosrespektimi i kontrates per lokalin me qira qe ai kishte ne qender te qytetit te Korces. Edhe pse nuk kishte paguar prej 3 muajsh qirane me vlere 450 mije leke te nje furre buke Lulezim Shala i ka shkuar qiradhenesit ne shtepi duke i kerkuar 17 mije leke borxh me justifikimin se nuk ishte ne gjendje te blinte miellin per diten e neserme. Por nderkaq ai i kishte premtuar pronarit te lokalit se diten e neserme do ti shlyente edhe parate e ne fakt kishte vendosur te largohej nga Korca. Me interesimin e qiradhenesit u mesua se biznesmeni kosovar kishte edhe detyrime te tjera te pashlyera shuma te konsiderueshme borxhesh ne para si dhe nje kredi bankare prej 3.5 milione lekesh per te cilen la garant nje tjeter biznesmen. g.a

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›