Emigrantët shqiptarënismë kundërracizmit, në Itali
ITALI- Emigrantët shqiptarë në Itali ndërmarrin iniciativën kundër racizmit, nëpërmjet futbollit. “Futboll kundër urrejtjes, futboll kundër tensioneve, ne nuk jemi kriminelë, por të gjithë vëllezër”. Kjo është motoja e këtij turneu modest futbolli, ku krahas shqiptarëve, marrin pjesë edhe emigrantë marokenë dhe algjerianë, që jetojnë e punojnë në Itali.
Turneu ka nisur në një nga sheshet e Romës dhe do të shtrihet edhe në qytete të tjera. Turneu synon të tërheqë vëmendjen në raport me emigrantët e huaj, të cilët janë konsideruar nga opinioni vendas si shkaktarë të problemeve dhe prishjes së rendit. Për organizatorët italianë të këtij turneu, nuk mund të ketë siguri pa integrim. Para nisjes së tij emigrantët janë pyetur nga mediat italiane.
“është e vërtetë që ka probleme, por nuk mund të penalizohet i gjithë komuniteti nga disa individë keqbërës. Shqiptarët janë pjesë e pandarë e punës në këtë vend, por për këtë flitet shumë pak”, - deklaron një emigrant shqiptar.
Në kuadër të kësaj fushate më shumë se 150 emigrantë kanë nënshkruasr një deklaratë në të cilën shprehen kundër intolerancës, kundër racizmit dhe paragjykimeve, ndërsa bëjnë thirrje për bashkëjetesë paqësore.
(m.a/News24/BalkanWeb)