E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon PS,Qefalia: Berishazbrazi arkën e shtetit

TIRANE- Deputeti i PS, Xhemal Qefalia i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Berisha për mungesën e investimeve nga ana e Bashkisë së Tiranës, duke deklaruar se kryeminstri Berisha inaguron për herë të dytë rrugët pasi arka e shtetit është bosh.
“Që Sali Berisha nuk po qeveris më vendin kjo dihet prej muajsh, që situata ekonomike e familjeve shqiptare është rrënuar këtë e dinë më mirë se kushdo tjetër vetë shqiptarët. Kryeministri i pykave që ka zbrazur arkën e shtetit dhe nuk mund të bëjë investimet e premtuara, pasi nuk ka më para ka nisur valën e dytë të inaugurimeve duke prerë shirita rrugësh të inauguruara më parë”, - deklaroi Qefalia.

Sipas deputetit socialist, kryeministri do ta marrë përgjigje nga qytetarët për punën që bën Bashkia, ndërsa shton se nuk duhet humbur kohë në bërjen e transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit.
“Sa i takon qeverisjes së Tiranës, Sali Berisha e ka marrë 4 herë rresht përgjigjen që meriton nga qytetarët, 3 herë për Bashkinë e Tiranës dhe herën e fundit e mori në qershor të vitit 2009, këtë përgjigje do ta marrë sërish. Ndaj Sali Berisha ti lërë përrallat dhe të clirojë transparencën, të hapë kutitë dhe të clirojë ekonominë shqiptare”, - theksoi Qefalia.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›