E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pattison strehohet tek Aguilera

Aktori Robert Pattinson është strehuar në shtëpinë e këngëtares Christina Aguilera duke kërkuar vend të sigurt për të ikur nga paparacit.

Këngëtarja e cila është një adhuruese e madhe e filmit “Twillight” ka treguar në radio stacionin e New York-ut se i ka siguruar një vend Pattinson në shtëpinë e saj në Beverly Hills.

“Robert e ka pyetur atë nëse mund të fshihet për disa orë në shtëpinë e saj. Dhe ajo sigurisht që e ka lejuar. Kur erdhi koha për tu larguar, Christina i ndihmoj atij të ikte nga paparacit”, thotë një burim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›