E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, qëllon me levë makinat, plagoset me armë 33-vjeçari

Gazeta Shqip

Një 33-vjeçar nga Tirana është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme, prapa qendrës tregtare Casa Italia në dalje të kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 dhe policia ende nuk ka arritur të krijojë një skenë të qartë të ngjarjes që ka për autor 32-vjeçarin Besnik Ismailgeci, me detyrë përgjegjës roje.

Nuk dihet ende nëse 32-vjeçari kishte për detyrë të ruante qendrën tregtare apo ndonjë biznes tjetër të asaj zone. Paraprakisht mësohet se 33-vjeçari, ka goditur me levë disa makina që ishin të parkuara pranë kësaj qendre tregtare. Menjëherë ka ndërhyrë roja, i cili ka tentuar ta pengojë dhe në përpjekje e sipër, e ka qëlluar me armën e shërbimit.

33-vjecari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ndërkohë policia ka bërë të mundur shoqërimin e autorit.

8 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, qëllon me levë makinat, plagoset me armë 33-vjeçari burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›