E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, regjistrohen lëkundje tërmeti 4 ballë

TIRANË- Lëkundje të lehta tërmeti janë ndier sot rreth orës 14.46 në Tiranë dhe zonat përreth.

Sipas konfirmimit nga instituti sizmiologjik vatra e tërmetit ishte në Pezën e Madhe 22 km në jugperëndim të Tiranës.

Sipas të njëjtit burim tërmeti ishte me mangitudë 3.3 të shkallës rihter dhe intensitet 4 ballë. Për momentin nuk njoftohen të lënduar apo dëme materiale.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›