E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e këngëtares Emmy, lirohet biznesmeni kosovar

TIRANË- Biznesmeni kosovar i akuzuar për vrasje nga pakujdesia të këngëtares 20 vjecare Elsina Hidershaj, e njohur me emrin e artit "Emmy" është liruar sot nga burgu pas vendimit të Gjykatës së Tiranës e cila e dënoi atë me 1.4 vite burg.

Kelmendi ka kryer 8 muaj burg dhe pjesa tjetër e dënimit i falet sipas nenit 59 të kodit të procedurës penale, i cili llogarit kohën e qëndrimit në paraburgim dyfishin e qëndrimit në burg.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës është dhënë sot ndërkohë që vetë Kelmendi nuk ka qënë i pranishëm në sallën e gjyqit në momentin e komunikimit të vendimit nga trupa gjyqësore.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar në fakt tre vjet heqje lirie për Kelmendin i akuzuar për vrasjen e këngëtares Elsina Hidershaj, e njohur me emrin e artit "Emmy".

Gjatë gjithë seancave gjyqësore Kelmendi ka pretenduar se ngjarja ka qënë aksidentale. Ngjarja ka ndodhur në 27 shkurt të këtij viti pranë një lokali nate në Tiranë, kur me makinën e tij Kelmendi ka aksidentuar 21-vjeçaren Elsina Hidershaj, me të cilën kishte njohje.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›