E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, roja vret 35 vjeçarinkishte shkuar për të vjedhur

TIRANE-  Një 35 vjeçar është vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Arbanë të Tiranës.
 
Nga të dhënat e para mësohet se Astrit Marku është qëlluar nga roja i një godine në Arbanë, ku dyshohet se Marku kishte shkuar për të vjedhur një lavatriçe zhavorri, së bashku me shokun e tij Andi Allamani.   

Sipas policisë autori i vrasjes me armë zjarri është Kleando Zefi, 18 vjeç.

Policia ka arrestuar si 18 vjeçarin Zefi ashtu dhe shokun e viktimës Andi Allamani.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›