Marrëveshja me BE, Moska paralajmëron Kievin
MOSKË - Rusia ka paralajmëruar sot Ukrainën se në rast nënshkrimit të një marrëveshjeje asociimi "vetëvrasëse" me BE, Moska do të riforconte kontrollet e mallrave ukrainase në kufi mes dy vendeve, në qendër të një konfliti tregtar me motivacion politik.
Kompanitë ukrainase kishin vënë re se mallrat e tyre po hasnin vështirësi të hynin në tregun e Rusisë dhe kreu i qeverisë ukrainase i ka lidhur këto shqetësime me refuzimin e Kievit për t'u integruar në Unionin Doganor mes Rusisë, Kazakistanit dhe Bjellorusisë, të kryesuar nga Moska.
(d.b/BalkanWeb)