Patos, përplasen dy makina, një i vdekur
Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci fatal i një aksidenti i cili ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Patos, ndërsa dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas burimeve të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes, personi i plagosur është transportuar drejt spitalit, për një ndërhyrje më të specializuar.
Ndërkohë policia rrugore po heton për rrethanat, pasi ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet që kanë çuar në këtë aksident.