E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Francë: Rama duhej të dorëhiqej, pengoi integrimin e vendit në BE

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kongresin e 20 të PPE-së në Francë, ka lëshuar akuza ndaj liderit të opozitës. Sipas Kryeministrit opozita humbi zgjedhjet lokale, ndërkohë që lideri i tyre nuk pranoi të dorëhiqej. Berisha akuzoi kreun e PS-së, se ka bërë gjithçka për të penguar integrimin e vendit në BE.

“Kreu i opozitës nuk pranoi rezultatin dhe ndryshoi statusin e partisë së tij, duke mos respektuar atë dhe të jepte dorëheqjen. Opozita pasi humbi zgjedhjet lokale nuk pranoi kurrë të votonte asnjë reformë evropiane,- theksoi Berisha.

Duke folur për situatën politike në vend kreu i ekzekutivit shqiptar theksoi se vendi gjatë 20 viteve ka ndryshuar shumë, është rritur ekonomikisht dhe në cilësi jetese, ndërkohë sipas kryeministrit Berisha Shqipëria po punon për integrimin në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›