Tirane rrihet dhe hidhet ne rruge polici bashkiak
Nje punonjes i policise bashkiake eshte dhunuar nga dy koleget e tij te cilet pas nje sherri per motive te dobeta kane qelluar me grushte dhe shpulla Artur Celen 50 vjec. Ngjarja ka ndodhur tre dite me pare ne afersi te zones se Policise Bashkiake te Tiranes prane parkut te autobuzave.
Burime te sigurta thane per Shqiptarja.com se dy policet kane qene duke pire pije alkolike se bashku me Artur Celen ndersa me pas jane konfliktuar me kete te fundit. Pasi kane ushtruar dhune dy koleget e tij ne bashkepunim me njeri-tjeterin e kane shtyre duke e lene para nje dyqani te pjeseve te kembimit te makinave Kadiu. I pyetur rreth ngjarjes Drejtori i Policise Bashkiake te Tiranes Florenc Hoxha ka thene se nuk kishte djeni rreth kesaj ngjarje.
KONFLIKTI
Artur Cela 50 vjec eshte gjetur i shtire dhe i mbuluar me gjak ne afersi te zones se parkut.
Disa ore me pare ai ka qene ne shoqerine e dy kolegeve te tij te cilet pasi kane pire se bashku kane ushtruar dhune ndaj tij. Nuk dihet ende arsyeja se pse jane zene keta punojes te policise bashkiake pasi vete i demtuari nuk ka pranuar te jape sqarime ne menyre te tille qe ta mbyllte ceshtjen me aq. Patrulla e policise se komisariatit nr 2 te cilet kane qene duke kontrolluar zonen kane pare te demtuarin shtrire ne toke.
Pasi e kane ngritur ata e kane cuar menjehere drejt Spitalit Ushtarak per te marre ndihmen e pare. Pas nderhyrjes se mjekeve Artur Cela eshte shoqeruar ne ambientet e komisariatit nr 2 te policise se kryeqyteit. Pasi u mor ne pyetje i demtuari nuk ka pranuar te tregoje duke iu shmangur policise.
Ai ka deklaruar se ishte zene me disa fqinj te tij per arsye personale keshtu qe kjo ceshtje nuk perbente shume rendesi. Policia e udhezoi per te bere nje kallezim penal ndaj agresoreve por 50 vjecari Astrit Cela nuk ka pranuar duke theksuar se do ta linte me kaq kete histori.
POLICIA
Pas verifikimeve dhe hetimeve te shumta nga ana e policise u zbulua se efektivi i policise bashkiake eshte konfliktuar me dy kolege te tij. Arturi nuk dha asnje shpjegim ne polici per kete detaj pasi sapo iu komunikua ky rast ai tentoi ta mohonte menjehere. Sipas burimeve te policise se kryeqytetit behet me dije se i demtuari ishte ne gjendje ankthi dhe nuk ka pasur deshire qe ta conte ceshtjen deri ne polici.
Te pyetur rreth motiveve te kesaj ngjarje policia tha se skishte djeni sepse personi qe u dhunua eshte perpjekur qe gjate gjithe kohes ta mbajte te fshehte kete detaj. Burimet konfirmuan per shqiptarja.com se Artur Cela eshte lene ne gjendje te lire sapo ka deklaruar rreth ngjarjes ndersa nuk u moren masa te metejshme per te hetuar mbi dy policet bashkiake sepse ndaj tyre nuk eshte bere kallezim penal.