Tiranë, sekuestrohen 2 kg hashash, arrestohen dy studentë

Policia e Tiranës përmes një operacioni antidrogë ka bërë të mundur prangosjen e dy personave për trafikim të lëndëve narkotike. Në zonën e ish-"Fushës së Aviacionit" uniformat blu kanë arrestuar dy studente, ndërsa kanë sekuestruar 2 kg hashash. Ndërkohë materialet për ndjekje të mëtejshme ligjore i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës.