E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërlikohet situata në Greqi, dorëhiqen 4 ministra të LAOS

Krizë politike nën frikën e një falimentimi kaotik po shkakton në Greqi vendimi i udhëheqësit të partisë ultranacionaliste LAOS, Jorgos Karatzaferis. Ai ka vendosur të mos aprovojë në Parlament paketën e masave të reja, ndërsa katër ministrat e kësaj force politike të koalicionit kanë dhënë dorëheqjen. Në të njëjtën kohë edhe shumë deputetë kanë deklaruar se nuk do të votojnë programin e ri duke tronditur themelet e qeverisë Papadhimos.Kjo, pasi politikanët grekë duket se nuk e mbajnë dot mbi supe koston politike që kërkojnë masat e dhimbshme. Ndërkaq, në konfrontime të dhunshme për disa orë me forcat e policisë ka degjeneruar në Athinë protesta e sindikatave greke të sektorit shtetëror dhe atij privat në kuadrin e grevës së re 48 orëshe. Sindikalistët grekë kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat deri të dielën, dita kur Pralmaneti grek do të votojë paketën e reformave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›