Tiranë, sekuestrohen 2 kg kokainë, 2 të arrestuar

Foto Ilustrative
TIRANE- Policia e Tiranës njoftoi sot sekuestrimin e 2 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, arrestimin e dy personave dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve.
Sipas policisë, në kuadër të operacionit të koduar Rojal, u arrestuan në flagranca shtetasit; Aleksandër Budo, 55 vjeç, dhe Saluadin Bajrami, 58 vjeç, te dy banues ne Tirane.
Ky i fundit eshte kapur në flagrancë përgjatë momenteve të shkëbimit të lëndës narkotike kokainë rreth 700 gramë, ndërsa sasia tjetër e lëndës narkotike e u sekuestrua në banesën e shtetasit Aleksandër Budo, e ndodhur në rrugën Riza Cerova në Tiranë.
Sipas policise, lënda narkotike kokainë, dyshohet të jetë e cilësisë së parë dhe arrin vlerën prej 100 mijë euro, ndërkohë që kjo lëndë shpërndahej dhe shitej në Kazino, lojra fati dhe bare të ndyshme në kryeqytet.
Përpos kokainës, në cilësinë e proves materiale jane sekuestruar edhe shume e parave prej 45 mijë eurosh, shumë e cila është përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.
Policia tha se dyshon se këta persona dhe të tjerë të përfshirë, realizonin trafik ndërkombëtarë të lëndëve narkotike.
Për arsye hetimi, policia nuk bëri me dije identitetin e dy personave të shpallur në kërkim.